web analytics

Hair Loss News April 2013

Translator Aida Musai Reviewer Helena Bedalli Kur isha 27 vje, per te filluar nje pune edhe me sfiduese mesimdhenien. Pas disa viteve ne mesimdhenie, hoqa dore nga nje pozicion vertet sfidues si konsulente manaxheriale Shkova t’u mesoja matematike klasave te shtata ne shkollat publike te New Yorkut. Si cdo mesues une u beja kuize dhe teste. U jepja detyra shtepie. Kur m’i dorezonin ato, une vendosja notat. Ajo qe me ra ne sy ishte se kuocienti i inteligjences nuk ishte ndryshimi i vetem mes nxenesve te mire dhe atyre te dobet.

Disa prej me te mireve nuk kishin marre pike maksimale ne testin e kuocientit. Ndersa disa prej nxenesve me te zgjuar, nuk shkonin aq mire. Kjo me beri te mendoj. Gjerat qe mesohen ne matematiken e klases se shtate, epo ato jane te veshtira thyesat, presjet, siperfaqia e nje paralelogrami. Por keto nuk jane koncepte te pamundura, dhe une isha plotesisht e bindur se nxenesit e mi mund t’i pervetesonin ato nese punonin fort duke i dedikuar kohen e mjaftueshme. arrita ne konkluzionin se ajo qe i nevojitet sistemit shkollor eshte te kuptoje me mire nxenesit dhe mesimdhenien.

Nga kendveshtrimi motivacional, nga kendveshtrimi psikologjik. Ne sistemin tone, gjeja qe arrijme te masim me me shume sukses eshte kuocienti i inteligjences, por, po sikur suksesi ne shkolle e ne jete te varej nga dicka me e madhe se sa aftesia per te mesuar shpejt dhe me lehtesi Keshtu une braktisa klasen, dhe shkova ne universitet per t’u bere psikologe. Fillova te studioj femijet dhe te rriturit ne ambiente te ndryshme shume sfiduese, dhe ne cdo studim pyetja qe beja ishte, kush eshte me i suksesshem ketu, dhe pse Skuadra ime e kerkuesve dhe une shkuan ne West Point Military Academy.

Angela Lee Duckworth The key to success Grit

U perpoqem te parashikonim se cilet prej kadeteve do t’i rezistonte stervitjes ushtarake dhe cilet do t’a braktisnin ate. Shkuam tek National Spelling Bee konkurs germezimi dhe provuam te gjenim cilet prej femijeve do te qendronin me gjate ne gare. Ne studiuam mesues ne vitin e tyre te pare qe punonin ne lagje te veshtira, per te kuptuar cilet prej tyre do te vazhdonin te jepnin mesim ne fund te vitit te pare, dhe cilet prej tyre do te ishin me te zote ne permiresimin e notave te nxenesve te tyre.

Lidhem partneritet me kompani private, per te kuptuar cilet prej shitesve do te arrinin te mbanin punen e tyre Dhe cilet do te fitonin me shume prej saj Ne keto kontekste kaq te ndryshme, pame se ekzistonte nje karakteristike per te parashikuar suksesin. Nuk behet fjale per inteligjencen sociale. Nuk ishte pamja e bukur, shendeti, dhe as kuocienti. Behej fjale per kuraje. Kuraje do te thote pasion dhe kembengulje ne arritjen e objektivave afatgjate. Kuraje do te thote te jesh i qendrueshem, Kuraje do te thote t’i qendrosh besnik te ardhmes.

Jo vetem per nje jave, apo nje muaj, por per vite me rradhe, duke punuar fort per t’a shnderruar te ardhmen ne realitet. Kuraje do te thote t’a jetosh jeten si nje maratone, dhe jo si nje sprint. Disa vjet me pare fillova te studioj kurajon ne shkollat publike te Chicagos. I kerkova mijera vitparistave ne shkollat e mesme te plotesonin pyetesore mbi kurajon, dhe prita me shume nje vit per te pare se cilet prej tyre do te diplomoheshin. Rezultoi se femijet me me shume kuraje kishin me shume mundesi diplomimi,.

Edhe ne rastin kur i masja ata ne cdo karakteristike te matshme, si per shembull te ardhurat e familjes, rezultatet e testeve standarde, madje edhe ne lidhje me sigurine qe ndjenin femijet ne ambientin skollor. Kuraja nuk eshte e rendesishme vetem ne West Point apo ne konkursin e germezimit. Por edhe ne shkolle, sidomos per femijet qe rrezikojne t’a braktisin ate. Per mua fakti me shokues ne lidhje me kurajen eshte se ne dime shume pak, shkenca di shume pak, mbi menyren se si ajo krijohet. Cdo dite prinder e mesues me pyesin,.

Si mund t’i bej femijet me kurajoze Si mund t’i mesoj femijeve nje etike te forte pune Si t’ia bej per t’i mbajtur te motivuar ne afatgjate Pergjigja ime e sinqerte eshte, Nuk e di. te qeshura Ajo qe di eshte se talenti nuk te ben kurajoz. Te dhenat tona tregojne shume qarte se ka shume individe te talentuar te cilet nuk perkushtohen ne maksimum. Ne fakt, te dhenat thone se kuraja nuk eshte e lidhur, madje eshte ne perpjestim te zhdrejte me talentin. Deri sot, ideja me e mire qe kam degjuar ne lidhje me krijimin e kurajes.

Eshte dicka e quajtur mendesia e rritjes. Kjo eshte nje ide e zhvilluar ne Stanford University nga Carol Dweck, dhe ka te beje me besimin se aftesia per te mesuar nuk eshte kostante, por mund te ndryshoje ne baze te perpjekjeve. Dr. Dweck ka treguar se kur femijet lexojne dhe mesojne se truri ndryshon dhe rritet ne baze te sfidave qe kalon, ata jane shume me te prirur te kembengulin pas deshtimeve, sepse ata nuk besojne se deshtimi eshte nje gjendje e pandryshueshme. Mendesia e rritjes eshte nje ide e mire per te krijuar kuraje.

Leave a Reply